Përmes një njoftimi në rrjetet sociale presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkruan se ka përfunduar takimin në Shtëpinë e Bardhë me homologun serb, Aleksandër Vuçiç.
Thaçi shkruan se në takim me qenë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ndërsa ftesa është bërë nga emisari special amerikan, Richard Grenell.
Postimi i Thaçit:
“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump.
Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.
Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë. SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH”, shkruan Thaci./abcnews.al