Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtja duhet përforcuar, Mourinho garë me Juven e Romën për 30-vjeçarin

schedule12:16 - 2 Mars, 2020

schedule 12:16 - 2 Mars, 2020

39 gola të pësuar në 28 ndeshje janë shumë, aq më tepër për një skuadër të Jose Mourinhos. Tottenham po has vështirësi në fazën defensive këtë sezon dhe trajneri portugez ka zgjedhur përforcimin e duhur për sezonin e ardhshëm.

Daily Mail raporton se “Special One” ka mbetur i befasuar nga paraqitjet e Chris Smalling me Romën. Me të ka punuar te Manchester United dhe e njeh mirë si lojtar. 30-vjeçari është huazuar në Serie A deri në fund të sezonit.

Gjithsesi, gara për shërbimet e Smalling do të jetë e fortë deri në fund. Përveç Romës që dëshiron ta blejë përfundimisht, edhe Juventusi është i interesuar për të gjetur një marrëveshje me “Djajtë e Kuq” të United. /abcnews.al

 

Chris Smalling

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!