Gola të bukur mund të gjesh kudo, por ky që është shënuar në Portugali është tepër i veçantë dhe i një vështirësie të jashtëzakonshme. Ferreira mposhti jashtë fushe Aves 1-3 dhe fitoi “finalen” e mbijetesës.
Goli i parë erdhi në minutën e 27-të dhe u shënua nga skuadra mike. Kapiteni Pedrinho lëshoi një “predhë” drejt portës së Aves falë një koordinimi perfekt, duke i hapur rrugës triumfit të skuadrës së tij. /abcnews.al