Takimi i La Liga-s mes Espanyolit dhe Atletico Madridit, është aktualisht në shifrat 1-1. Ishin vendasit katalanas ata që shënuan të parët, duke detyruar mbrojtësin e Atleticos, Stevan Savic, të shënojë një autogol në portën e tij.
Pjesa e parë, u mbyll në favorin e vendasve, por që në sekondat e para të pjesës së dytë, Atletico barazoi. Ishte mesfushori spanjoll, Saul Niguez, ai që lëshoi një predhë me të majtën, duke shtangur portierin mik dhe duke shënuar një supergol. I gjithi për t’u shijuar…/abcnews.al
La Liga, java 26
Espanyol – Atletico 1-1
Savic (ag) 24′ / Saul 46′