Deontay Wilder nuk dorëzohet. E lajmëroi pak ditë më parë me një postim me rrjetet sociale, ndërkohë që tani konfirmohet se në mesin e muajit korrik ai do të ndeshet sërish me Tyson Fury. Dueli duhet të zhvillohet para Lojërave Olimpike të Tokios.
Përfaqësuesi i Fury, Bob Arum, tregon gjithçka: “Wilder dh përfaqësuesi i tij na njoftuan mbrëmë që kanë pranuar rindeshjen dhe po përgatiten për të. Do të bëhet në verë, para Lojërave Olimpike”.
Wilder dhe Fury u përballën në fund të muajit shkurt mes tyre dhe ishte britaniku ai që e rrëzoi dy herë rivalin e tij, derisa në raundin e shtatë pati “Knock out teknik”. Ata kishin zhvilluar edhe më parë një duel, që ishte mbyllur në barazim. /abcnews.al