Te Milani ka një çështje drejtuesish. Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban nga një anë dhe Ivan Gazidis nga ana tjetër. Ky i fundit mban postin e shefit ekzekutiv të kuqezinjve dhe është njeriu i besuar i presidencës.
Afrikano jugori po mendon një rikthim dhe i preferuari i tij është Fabio Capello. Corriere dello Sport raporton se ish-trajneri i njohur italian, i cili po punon si komentator në Sky Sport, mund të rikthehet në rolin e drejtuesit.
Gjithmonë nëse fundi i sezonit do të sjellë largimin e dyshes Maldini-Boban. Capello e ka drejtuar Milanin gjatë viteve 1991-1996 dhe 1997-1998. Eksperienca e tij, fakti që e njeh ambientin e “Djallit”, karizma dhe autoriteti, po tundojnë Gazidis që t’i ofrojë një rol drejtuesi. /abcnews.al