Për të shkuar në Beograd me pasaportë shqiptare, ka dy rrugë tokësore, ose Kosovë-Maqedoni e Veriut, Luginë e Preshevës, Serbi, përmes kufirit në Tabanoc, ose përmes Malit të Zi në pikën kufitare midis Malit të Zi dhe Serbisë afër Plevles. Nisemi nga Tirana drejt Shkodrës për të kaluar kufirin për në Mal të Zi dhe prej andej drejt kufirit me Serbinë.
Nga Podgorica deri në Beograd, nuk të sheh syri asnjë fushë, qoftë edhe të vogël, vetëm male që ngrihen frikshëm anësh lumit Moraca, sikur duan të shqyejnë njëri-tjetrin. Anash rrugës, shtëpi dykatëshe ose njëkatëshe alpine dhe borë që herë bie e herë ndalet. Po shkojmë në periferi të Beogradit, aty ku jeton Helena me familjen e saj dhe në rrugën e kthimit, do të ndalemi në periferi të Tiranës, ku jeton bashkëmoshatarja e saj, Segi, me familjen e saj.
Dy vajzat e vogla, 13 vjeçare, Segi nga Tirana dhe Helena nga Beogradi, nuk kanë parë ndonjëherë ndonjë bashkëmoshatare të tyre nga vendet respective, por udhëtojnë këtë herë përmes Vatrës bashkë me familjet e tyre. Janë njerëz të shtresës së mesme, punojnë dhe marrin rrogat me të cilat përballojnë buxhetin familjar, pa ndonjë luks, por megjithatë, duke bërë jetë normale, për fëmijët, por edhe për vete.
Babai i Helenës, Milan Maric ka dalë të na presë ndërsa Helena dhe nëna e saj Milana janë në shtëpi. Helena shkon në një shkollë publike në Beograd, ende nuk ka vendosur çfarë do të bëhet kur të rritet, por i pëlqen historia. Tani në shkollë mësojnë për pushtimin ottoman.
“Perandorinë Otomane. Po mësojmë për luftërat atëherë dhe cdo gjë që turqit bënë ndaj Serbisë kur e pushtuan. “
Helena nuk ka parë asnjëherë një shqiptare apo shqiptar.
“Jo, jo, kurrë…por shoqja ime që jetonte në Beograd shkoi në Suedi dhe në shkollën e saj ka shumë nga Maqedonia, Kosova, Bosnja dhe nga këto vende. Ajo ka takuar shumë prej tyre dhe janë vërtetë njerëz të mirë. Ajo është shoqe me ta.”
Pjesë nga biseda:
Nuk ke takuar asnjëherë dikë nga Shqipëria?
Jo.
Unë jam e para që sheh nga Shqipëria.
Po.
Dhe si të dukem.
Normale më duket…
A ke dëgjuar ndonjëherë shqip, gjuhën shqipe?
No.
A mund të të them diçka në shqip dhe më thuaj si tingëllon?
Patjetër.
Çfarë dëshiron që të them në shqip?
Nuk e di, çfarë të duash?
Si tingëllon?
Çuditshëm..ka shumë R dhe aksenti është vërtetë i çuditshëm, është cool.
Helena ka dëgjuar për Tiranën dhe Shqipërinë në lëndën e gjeografisë, por nuk asgjë tjetër për të.
As nuk ka dëgjuar ndonjëherë gjuhën shqipe dhe si tingëllon ajo.
Nëna e saj Milana është sociologe, por edhe shkruan në shtypin e Beogradit për cështje sociale. Nuk ka qenë asnjëherë në Tiranë.
“ Jo, por do isha e lumtur ta vizitoja njëherë sepse kam dëgjuar shumë dhe kam shumë miq atje dhe zakonisht flasim në facebook, kështu që mendoj se kemi shumë gjëra të përbashkëta, vecanërisht në politikë dhe në jetën e përditshme, unë I pranoj problemet dhe ngjashmëritë, jo thjesht midis Shqipërisë dhe Serbisë, por midis të gjitha vendeve në Ballkan. Shqipëria ndoshta ka histori edhe më të vështirë se Serbia, ne të paktën patëm 40 vjet të një lloj jete, nuk ishte e shkëlqyer, por ishte më mirë sesa është tani ndoshta. Por gjatë asaj kohe, Shqipëria nuk ishte kaq me fat, kam dëgjuar shumë histori, ” ka thënë ajo.
Pasioni i saj i madh është dizajnimi dhe qepja e palltove për fëmijë, për të cilat edhe ka hapur një biznes online.
“Para 10 vjetësh bleva për herë të parë në jetën time një makinë qepëse dhe për 6 muaj luftova për të mësuar si të qep, të pres, të bëj dizajnin dhe vajza ishte e vogël ateherë, në parashkollor dhe fillova të qepja për të dhe njerëzit në facebook e vunë re dhe thanë, oh kjo është e këndshme, nuk mund ta gjej gjëkundi për ta blerë dicka si kjo, kështu që fillova një faqe, pastaj shitje online dhe pastaj markën time, që do të thotë “po pi dhe po qep”. Është si shaka. Kjo është për fëmijë, bëj dizajne të ndryshme. i shes online në Serbi, dërgova edhe një në Ohajo, më gjeti një grua nga Ohajo dhe e bleu për mbesën, dhe po i shes në botë….kjo është për më të rritur, e kam bërë si post-apokaliptike…”, ka shtuar ndër të tjera Milana.
Babai Milan është taksist në qytetin prej 3 milionë banorësh dhe punon vetëm natën. Thotë se fitojnë të dy burrë e grua mjaftueshëm për të paguar faturat dhe për të jetuar normalisht.
“Të kesh për ushqim, për veshje, kjo është. Nuk ka vend për depozitë bankare apo ndonjë gjë si kjo…ju thashë është mjaftueshëm për të jetuar pa ndonjë mundësi për të kursyer…jam mësuar me këtë punë, jam shofer taksie për pothuaj 20 vjet…nuk e mendoj më si punë, është mënyrë jetese dhe kjo është”, tha ai.
Të jesh shofer taksie do të thotë të dëgjosh histori pa fund, që nuk harrohen.
“Është histori shumë e komplikuar…është gjithmonë fan të kesh të dehur në makinë. Kisha një klient të dehur dhe e cova në shtëpi. Kur shkuam tek shtëpia, gruaja e tij, tha, nuk e duam këtu, mere mbrapsht, kjo nuk është më shtëpia e tij. Mu desh ta bindja gruan ta merrte brenda se ai nuk qëndronte dot në këmbë. Ishte shumë për të qeshur”.
Milan ka një ëndërr për të bijën.
“Ndiq lumturinë tënde të brendshme, dhe kjo do të ishte mrekulli. Sigurisht, të jesh e kujdesshme, të mos marrësh drogë dhe gjëra të tilla dhe të jesh e lumtur, Kjo është, vetëm këtë dua. “
Lëmë pas familjen e Helenës me mesazhin e babait Milan për lumturinë e së bijës dhe kthehemi në të njëjtën rrugë drejt Tiranës. Përsëri përmes maleve të Serbisë dhe Malit të Zi, për të zbritur në fushë, drejt kufirit tonë. Nga Shkodra përsëri drejt Tiranës, ku do të ndalojmë në zonën e quajtur Bulevardi I ri ku jeton bashkëmoshatarja e Helenës, Segi me familjen e saj. Segi është në klasën e 7-të në shkollën Shyqyri Peza. Në lëndën e historisë janë duke mësuar për revolucionin francez. Ndërsa në gjeografi ka mësuar për vendet e Ballkanit.
Kemi mesuar pak a shume…e di që shtrihet…
Të vetmit serbë që ka parë janë turistë dhe i ka bërë përshtypje gjuha që flasin.
Më ka bërë shumë përshtypje gjuha…
Edhe vëllait të saj, Nikeas, 10 vjec, ashtu si të gjithë familjes, i pëlqejnë udhëtimit dhe kanë shkuar në të gjitha vendet e rajonit, përvec Serbisë. Nikeas ka passion futbollin dhe do të dëshironte të ishte pjesë e kombëtares shqiptare kur të rritet.
Nëna e tyre Elona është mësuese e ciklit të ulët. Bën një punë që e quan të bukur, por edhe të vështirë.
Duke bërë edhe krahasimin e brezave nga viti në vit…
Por puna e mësuesit të ciklit të ulët, ka edhe moment shumë të bukura pafajësie.
Momenti kur fillon edhe thonë, bën një pyetje dhe mendon se nuk do të kenë asnjë lloj informacioni…pse nuk I ke bërë detyrat, nuk I bëra detyrat se mami me babin doli për kafe…
Babi Olsi është inxhinier ndërtimi dhe punon në një kompani private. Thotë se në Shqipëri mungojnë shumë gjëra, por mbi të gjitha respekti për punën dhe profesionin e gjithkuj.
Olsi dëshiron që fëmijët e tij ta kenë jetën më të lehtë se brezat tanë dhe të ndjehen të respektuar në vendin e vet.
Ta kenë jetën më të lehtë se tonën….
Dy baballarët, Olsi dhe Milani, që nuk e kanë parë dhe as takuar kurrë njëri-tjetrin, kanë mesazhe të ngjashme për fëmijët e tyre. Lumturi dhe jetë më të lehtë, ajo që cdo prind në botë do të donte për fëmijët e vet, pavarësisht nga vendi, origjina, përkatësia etnike apo gjuha që flasim./abcnews.al