Reagimi i Ligës: Ja çfarë propozuam për ndeshjen me Juven, Interi refuzoi

schedule11:55 - 1 Mars, 2020

schedule 11:55 - 1 Mars, 2020

Liga italiane e futbollit vendosi dje në mesditë për shtyrjen e ndeshjeve të së dielës në Serie A, mes tyre edhe supersfidën Juventus-Inter për shkak të koronavirusit. Administratori i deleguar i klubit zikaltër, Giuseppe Marotta reagoi ashpër kundër këtij vendimi, pasi diçka e tillë do të ndikojë në ngjeshjen e kalendarit. Rreth kësaj situate ka reaguar presidenti i Ligës, Paolo Dal Pino.

Administratori i deleguar, De Siervo i propozoi Interi të premten që ndeshja me Juventusin të zhvillohej të hënën në mbrëmje me tifozë. Interi refuzoi në mënyrë kategorike të zbresë në fushë, kështu që të marrin përsipër përgjegjësitë dhe të mos flasin për kampionat të manipuluar.

Marotta përfaqëson interesat e klubit zikaltër, ndërsa unë mbroj interesat e gjithë Serie A. Mua më duhet të promovoj kampionatin italian dhe imazhin e tij në botë. Zhvillimi i ndeshjeve me dyer të mbyllura do të ishte një kartë negative biznesi për vendin tonë“, përfundoi Dal Pino. /abcnews.al