Manchester United ka nevojë për një merkato cilësore dhe në verë pritet të zbarkojnë disa lojtarë në “Old Trafford”. Një ndër të preferuarit e Ole Gunnar Solskjaer është Federico Chiesa.
Sulmuesi italian është ylli i Fiorentinës dhe shumë klube janë të interesuara për të. Norvegjezi nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur të veprojë. Daily Mail raporton se trajneri i United ka dërguar disa skautë për të ndjekur nga afër 22-vjeçarin e talentuar.
Persona të besuar të Solskjaer kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Artemio Franchi” për të ndjekur lojtarin gjatë sfidës Fiorentina-Milan, ndeshje që u zhvillua me datë 22 mars. Pavarësisht moshës së re, Chiesa po zhvillon sezonin e katërt me skuadrën viola, teksa numëron edhe 17 ndeshje me kombëtaren italiane (ka shënuar 1 gol). /abcnews.al