U thyen 5-1 në derbi, Hallaçi ngacmon bardheblutë me një foto të hershme

schedule20:43 - 29 Shkurt, 2020

schedule 20:43 - 29 Shkurt, 2020

Tirana mposhti Partizanin me rezultatin 5-1, ndërkohë që ngacmimet në rrjetet sociale për tifozët e “demave të kuq” kanë qenë të shumta. Tregimi i “pesëshes” është përdorur më së shumti dhe normalisht kjo ua ka shtuar mërzinë mbështetësve të Partizanit.

Sigurisht ka reagime edhe prej tyre. Rraman Hallaçi, mbrojtësi i cili ka luajtur me të dyja ekipet, u kujton bardhebluve një disfatë që u kanë kushtuar në “Qemal Stafa”, stadium që tashmë është shembur dhe i ka lënë vendin “Air Albania Stadium”.

Kuksiani ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një foto të tabelës elektronike, ku shikohet edhe rezultati i asaj përballjeje: 1-4. /abcnews.al

 

Postimi i Rraman Hallaçit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!