Gola, miliona dhe rekord i ri: çfarë prodhoi derbi i kryeqytetit dje

schedule21:57 - 29 Shkurt, 2020

schedule 21:57 - 29 Shkurt, 2020

Tirana-Partizani, një ditë më parë, kishte gjithçka. Stadium i mbushur plot, gola të shumtë, penallti, kartonë të kuq, autogol dhe një supergol. Më shumë se kaq nuk mund të prodhojë një ndeshje futbollit, që nxori të gëzuar tifozët e bardhebluve.

Plot pesë gola të shënuar në portën e Partizanin, ndërkohë që pësuan një. Një derbi me 6 gola dje nuk e kishte menduar askush. Në fund dolën të kënaqur fituesit, ndërkohë që në kampin e kuq ka pllakosur mërzia dhe janë të tërbuar me gjyqtarin Juxhin Xhaja.

REKORDI DHE MILIONAT – Bileta rekord të shitura për derbin. Në sfidën e fazës së dytë u shitën 19031, kurse për sfidën e djeshme ishin rreth 19300 tifozë që kishin blerë bileta për të shijuar spektaklin e derbit.

Një shifër rekord për një ndeshje të kampionatit shqiptar dhe për vetë sfidën mes skuadrave të kryeqytetit. Tirana ka buzëqeshur jo vetëm nga rezultati i fushës, pasi edhe në aspektin financiar ka përfituar goxha.

Nga shitja e biletave janë xhiruar 192 milion lekë, shifër që nuk shkon e plotë në arkat e klubit bardheblu, pasi përfiton FSHF për stadiumin, kompania e biletave si dhe kompania private e sigurisë fizike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!