Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat Presidenti Ilir Meta ka sjellë sipas tij prva të reja që faktojnë grushtin e shtetit. Meta tha se Komisioni i Ligjeve paraqiti në Kuvend një raport të gënjeshtërt lidhur me ligjin për ndryshimet në Gjykatën Kushtetuese.
Ai deklaroi se një sekt kriminal ka kontrollin e Kuvendit duke treguar se institucionet që citohen nga Kuvendi nuk kanë dhënë opinion ose kanë kundërshtuar ndryshimet në ligjin për GJK.
Meta u pyet nga gazetarët edhe për arrestimin e botuesit Henri Çili. Presidenti tha se kush ka probleme me ligjin duhet të përballet me drejtësinë, por nuk përjashton edhe skenarin e tërheqjes së vëmendjes.
“Cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet, pavarësisht me situatën që jemi. Unë nuk do të habitesha për shkak të alertit të trupit puçist sikur nesër do dëgjonit që zoti Lubonja, apo Artur Zheji u arrestuan sepse dyshohet se drejtojnë organizatën e Ndragetës. Nuk do habitesha se edhe te pallati pranë Presidencës u zbuluan dy perosna me kornavirus. Alerti është diku tjetër për të krijuar ngjarje dhe fokuse që duan të krijojnë“, tha Meta.