Koronavirus: Si ta menaxhoni ankthin dhe stresin? Këshillat e mjekëve-psikiatër

schedule13:40 - 29 Shkurt, 2020

schedule 13:40 - 29 Shkurt, 2020

”Coronavirusi nuk është vetëm një urgjencë shëndetësore, por edhe një epidemi e pasigurisë që përforcohet me përhapjen e pakontrolluar të lajmeve të pavërteta”, deklaroi  Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) shkruan Time.

CDC ka hartuar disa rregulla dhe ka lëshuar një apel për të ”mos u larguar nga zakonet e përditshme”.

”Frika nga një epidemi është po aq e vjetër sa njeriu dhe në këtë rast shtohet më shumë nga përhapja shumë e shpejtë e lajmeve të pjesshme, shpesh herë edhe të gabuara, të cilat mund të shkaktojnë një kaos besimi në marrëdhëniet midis njerëz dhe institucioneve’’, shpjegon Belling pedagoge në Universitetin  e Mjekësisë Feinberg.

Psikiatri John Okdham dha disa këshilla si duhet të përballemi me ankthin që na shkaktuar koronavirusi.

Ai thotë se: ‘’Ekziston fakti që virusi ka një ndikim të dhunshëm në jetën e përditshme, duke ndryshuar jetën tonë dhe duke shkaktuar anulimin ose shtyrjen e qindra mijëra ngjarjeve të vogla, por të rëndësishme në jetën e njerëzve, nga ditëlindjet tek pagëzimet”, shtoi ai.

‘’Lajmet kontradiktore që qarkullojnë në internet dhe në rrjetet sociale, të kombinuara me masat e nevojshme të marra, krijojnë një përzierje ankthi që ka ndryshuar perceptimin e shëndetit dhe mirëqenies individuale dhe gjithashtu rrezikon të shkaktojë edhe më shumë  ankth.

‘’Prandaj rregullat kundër panikut duhet të fillojnë nga serioziteti i komunikimeve zyrtare dhe nga mediat, sepse informacioni i saktë ndihmon në zotërimin e frikës’’.

‘Mos shmangni zakonet tuaja të përditshme, qëndroni të qetë dhe mos shmangni marrjen e vendimeve nëse jeni në një moment paniku. Dhe, nëse shfaqet ankthi ose depresioni, kontaktoni specialistët’’, thotë psikiatri, Dr. John Oldham

Në fund, ai thotë se mund të jetë e dobishme t’i kujtoni vetes shpesh  se shqetësimi nuk do të ndryshojë asgjë. “Nuk ka asnjë lidhje de sa shqetësohesh dhe sa në rrezik je.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!