Tashmë e gjithë bota e di që ai nuk është më kampioni. Deontay Wilder e humbi titullin në WBC javën e kaluar, ku Tyson Fury arriti një fitore të madhe kundër amerikanit. Megjithatë, ish-kampioni pas një jave jo të lehtë është rikthyer me një video të postuar në rrjetet sociale, ku paralajmëron rikthimin e tij.
“Përshëndetje njerëzit e mi, ekipi im dhe të gjithë njerëzit nëpër botë. Vetëm dua t’ia bëj me dije se unë jam këtu. Mbreti juaj është këtu dhe nuk ka se ku të shkojë. Lufta sapo ka filluar. Unë do të rikthehem sërish. Nuk mund të ma merrni krenarinë time. Unë jam i fortë. Unë jam mbret. Jam një luftëtar. Jam një Mbret, i cili lufton deri në vdekje”, janë fjalët e para të Wilder në videon e postuar.
“Unë do të rikthehem. Shumë shpejt titulli do të jetë sërish në duart e mia. Do të shihemi në pak muaj sepse na pret një luftë e madhe. Ajo sapo filloi dhe ne do ta fitojmë. Ju uroj më të mirat njerëzit e mi”, mbyll boksieri. Fillimisht amerikani do të ndeshet me Kubrat Pulev në 22 qershor në stadiumin e Tottenham në Londër dhe më pas mund të kemi një duel të tretë mes tij dhe Furyt. /abcnews.al
— Deontay Wilder (@BronzeBomber) February 29, 2020