Idriz Batha e pranoi një ditë më parë që bëri një veprim të shëmtuar, kur shkoi dhe i vendosi duart në qafë brazilianit William Cordeiro. Lojtari i Partizanit protestoi, pasi ishte pranë arbitrit të katërt, por nuk pati ndëshkim për mesfushorin e bardhebluve.
Batha, pas ndeshjes theksoi në Supersport se gjëra të tilla ndodhin edhe në botë prej tensionit, por nuk jepen kartonë të kuq. Së fundmi ai ka bërë një tjetër reagim, përmes së cilit sjell në skenë një përplasje mes Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer.
LEXO EDHE: Batha: Bëra një gjest të shëmtuar, e pranoj! Nuk e mendonim këtë fitore
“Gjyqtari i katërt dhe ai kryesor prezent, por i kërkojnë djalit të qetësohet. Djali reagon edhe ndaj kryesorit, duke i shtyre dorën. Prapë ai nuk i jep as të verdhë. Si e ka hallin arbitri, le te presim moviolën e gazetave”, shkruan Batha në llogarinë e tij në “Instagram”. Më vonë mesfushori edhe e ka fshirë postimin. /abcnews.al