VIDEO/ 33 ushtarë të vrarë, Turqia hakmerret duke thërmuar “Patsir-in” rus në Siri

schedule10:36 - 29 Shkurt, 2020

schedule 10:36 - 29 Shkurt, 2020

Në një kundërofensivë të ashpër kundër forcave të Asadit, ushtria turke ka goditur dhe raketa kundërajtore ruse Pancir 1.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha ishin 200 shënjëstra të regjimit që u goditën ashpër, në një kundërpërgjigje pas humbjes së jetës të 33 ushtarëve turqë në front, e mes armatimit të rëndë të shkatërruar, Akar veçoi sistemet anti-ajrore BUK (SA-17) dhe Pancir-S1 (SA-22).

https://www.youtube.com/watch?v=dITiQ8cnSC4&feature=emb_title

Për këtë të fundit, Serbia është mburrur këto ditë se do e ketë nën posedimin e saj. Rusia i ka dhënë të njëjtin sistem dhe ushtrisë së Asadit. Por për ironi, turqit që kanë marrë nga Rusia S-400, kanë goditur Pancir-S1.

Nga ana tjetër, ushtria turke shpërndau video të shënjestrave të tjera të Asadit, të goditura fuqishëm nga ajri. Shihni pamjet më poshtë.