Smajlaj e Burraj medalje ari në Serbi, Ruli i shtyn për rezultate më të mira

schedule09:01 - 29 Shkurt, 2020

schedule 09:01 - 29 Shkurt, 2020

Gara e atletikës në Beograd ka pasur si protagonist dy atletë shqiptarë. Shkodrani Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj kanë marrë medalje të arta, duke vendosur rekorde të rinj

Dy atletët shqiptar, Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj, kanë arritur të triumfojnë në kryeqytetin serb me dy medalje të arta. Në garën e atletikës në hapësirë të mbyllur, atleti shkodran Smajljaj, që është edhe kampion i Evropës, ka arritur të vendos rekord të ri të kësaj gare, duke u shpallur atleti më i mirë.

Smajlaj, fill pas garimit ka deklaruar: “Rezultati ishte shumë i mirë, pavarësisht se unë pretendojë të kërceja mbi tetë metra. Tani duhet të përgatitem për garat në vijim dhe në ccdo garë do pretendoj të kap normat olimpike”.

Ndërkaq, Burraj në vrap 400 metra ka arritur të jetë i pari dhe të bëhet kampion. Sfida nuk ka qenë e lehtë, pasi konkurrenca ishte e madhe. Trajneri i dy atletëve, Gjergj Ruli,  thotë se pavarësisht rezultatit të artë, sportistët e tij mund të bëjnë edhe më shumë.

“Gara shkoi mirë, nuk bëmë asnjë faull. Gjithsesi pretendonim më shumë”, u shpreh Ruli shkurtimisht. Kjo garë në Serbi është më e madha e këtij lloji ku kanë marrë pjesë qindra atlet nga vende të ndryshme. Pikërisht në Serbi, vite më parë, Smajljaj ishte bërë kampion i Evropës. /abcnews.al