Kritika dhe akuza të ashpra ndaj Albin Kurtit pas heqjes se kushtezuar te takses

schedule22:46 - 28 Shkurt, 2020

schedule 22:46 - 28 Shkurt, 2020

Paralajmërimi i kryeministrit Kurti për heqjen pjesërisht të taksës javën e ardhshme  ka shënuar edhe përcarjen e parë ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.

LDK-ja e ka kuptuar këtë qëndrim të Kurtit në konferencën për media që ka mbajtur ai të enjten pasdite.

Menjehrë sot janë mbledhur disa zyrtarë të LDK-së bashkë me kryetarin e partisë në zyrat e Grupit Parlamentar të kësaj partie. Kjo parti nuk do që taksa të hiqet pjesërisht dhe nuk do dëmtimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mustafa bashkë me kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani më pas janë takuar me kryeministrin Kurti por pa praninë e mediave.

Gjatë ditës kryeministri Kurti gjithashtu ka kërkuar takim me kreun e AAK-së, ish kryeministrin Ramush Haradinaj pork y I fundit ka refuzuar.

Ndërkohë në mbledhjen e kryesisë është marrë vendim që me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar për paralajmërimin e Kurtit për heqjen e pjesërishme të taksës.

Derisa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës presidenti Hashim Thaci ka kërkuar nga qeveria Kurti heqjen e tërësishme të taksës.

Kokëfortësia dhe mungesa e veprimeve dhe vendimeve të mencura e ka thelluar izolimin e Kosovës. Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike” ka shkruar Thaci në Facebook.

Edhe të dërguarit  special i Presidentit amerikan, për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk i ka pëlqyer idea e fundit e kryeministrit Kurti për heqjen e pjesërishme të taksës 100% ndaj mallrave serbe.

”Ne nuk e mbështesim heqjen me kushte të masës nga kryeministri Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo u bë e qartë për Presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell në Tëitter.

Ndërkohë zyra e përfaqësuesit të lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së e ka quajtur hap pozitiv të Kurtit qëndrimin për heqjen graduale të taksës ndaj produkteve serbe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!