Partizani në epërsi pasi kanë kaluar dy minuta lojë. Braziliani William Cordeiro, i cili ka lyer flokët dhe mjekrën me të kuqe, ka ndëshkuar portierin Ilion Lika me një goditje nga jashtë zone dhe festa është e gjitha për Partizanin. “Demat” ia dedikuan golin Lorenc Trashit, i cili mungon për arsye dëmtimi.
Kategoria Superiore – Java 24
E premte, më 28 shkurt, ora 19:00
“Air Albania Stadium”, Tiranë
Tirana-Partizani 0-1
Shënues: Cordeiro 2′
Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Telushi, Cordeiro, Broja, Çinari, Bardhi, Brown. Trajner: Adolfo Sormani. /abcnews.al