Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Në Kongresin e PS, Linda Rama kujton episodin kur Edi u zgjodh kryetar

schedule18:49 - 28 Shkurt, 2020

schedule 18:49 - 28 Shkurt, 2020

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin e PS, që nisi punimet ditën e sotme.

Në fjalën e saj bashkëshortja e kryeministrit zgjodhi këtë kongres me fokus gruan, siç tha ajo që të flasë publikisht. Linda  u ndal tek një histori e vitit 2005, kur Rama u zgjodh në krye të PS.

Pjesë nga fjale Linda Ramës:



Mbështetje për njeriun e saj që pjesën më të madhe të jetës së tij e ka të lidhur me jetën politike, por mbi të gjitha për kauzën që është përkushtuar në dobi të Shqipërisë. E ndjeva të befasishme edhe ftesën për të ardhur këtu. Në vijimësi të natyrshme kam ndjerë të kundërtën për tu shfaqur si protagoniste qoftë edhe një moment nën çatinë e madge të PS, por edhe nën dritat e skenës publike përgjithësisht.  E gjithë skena e pranimikt të kësaj ftese pikërisht sot mbase do të dalë në rreshtat e fjalës sitme. Lejomëni t’ju them se në sekond ky mu duk për të folur publikisht. Falemedinerit kujt i shkoi mendja për të bërë këtë ftesë. Fjala ime që përzien brenda nënën, studues, aktivisten dhe shoqen e jetës së kryetarit tuaj nuk pretendon të jetë asgjë më shumë se shprehja e dëshirës së mirë për të shfaqur me ju mendiem të miat.

Në vjeshtën e vitit 2005 PS zgjidhte kryetarin e saj t ri. Në atë kohë së bashku me kolëgët të mi kishim filluar që të aplikonim modeline  ri të shkollave komunitare në një komunë në jug të vendit, diku në zonën e Gjirokastrës. Kryetari i asaj komune ishte delgat në atë kongres zgjedhor, ishte ai kongresi i trazuar që në fund zgjodhi kryetar Edin. Në përfundim të kongresit kryetari i Komunës erdhi në zyrën tonë për të biseduar për aktivitete që do zhvillonim. Në një mokent dikush nga ne e epyeti  si shkoi Kongresi? Nuk e zgjodhëm, por e zgjodhën fëmijët tanë. Na mbytën me mesazhe fëmijët dhe na thanë zgjidhni atë të gjatin, është modern ai dhe e ka shumë të lehtë komunikimin me ta. E pra Edi erdhi në krye të PS si një thirrje të fëmijëve të atyre që i dhanë jo pak Shqipërisë së trazuar. E fëmijëve ishte në fakt edhe thirrja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. E fëmijëve mbetet sot edhe arsyeja se politika duhet të ekzistojë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!