Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarëve nga koronavirusi në Itali, po ashtu edhe të vdekurit. Mediat italiane raportojnë se sëfundmi numri i të vdekurve ka shkuar në 21 persona.
Ndërkohë, aktualisht Italia është duke trajtuar 821 persona të infektuar me koronavirus.
U duk se situata u qetësua gjatë ditës së djeshme, por gjatë 24 orëve të fundit ka një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve si edhe të vdekurve.
Virusi ka prekur kryesisht veriun e Italisë, ku në Milano janë vendosur në karantinë mbi 50 mijë persona.
Por, raste të të infektuarve janë shfaqur edhe në jug të vendit, si dhe në shumë vende të tjera pranë Shqipërisë, si Greqia, Kroacia dhe Maqedonia.