Kanë dalë detaje të reja në lidhje me arrestimin e botuesit Henri Ccili.
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se bëhet fjalë për një operacion të gjerë, në të cilin janë arrestuar apo ndaluar 40 persona.
Mësohet se botuesi është arrestuar bashkë me avokatin e tij Ilir Korbi pasi dyshohet se ka të bëjë me privatizimin e disa pronave dhe falsifikimin e dokumenteve. Bashkë me botuesin Çili është arrestuar edhe biznesmeni nga Shkodra Seit Fishta.
Blutë e Tiranës kanë zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Përmetit duke shoqëruar fillimisht Çilin dhe avokatin e tij Ilir Korbi në Drejtorinë e Policisë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kërkime tek shtëpia dhe bizneset e tij.
Pritet që policia të dalë në një njoftim për mediat në orët në vijim. /abcnews.al