Derbi/ Egbo kundër Sormanit, Sulejman Starova analizon dy trajnerët

schedule23:56 - 27 Shkurt, 2020

schedule 23:56 - 27 Shkurt, 2020

Trajneri i mirënjohur shqiptar, Sulejman Starova, ka folur në emisionin Pressing, në ABC News, për dy trajnerët që do të drejtojnë nesër në derbi, Adolfo Sormani dhe Emanuel Egbo.

TRAJNERËT – “Rrallë vjen që gjatë gjithë sezonit, të bëhen trajnerët protagonistë direkt. Ndodh, por shumë rrallë. Trajneri dihet që ka vendin e vet, bëhet protagonist. Është shumë e vështirë për të vërtetuar atë që thashë.

Niveli është i lartë te ne dhe është shumë e vështirë që një trajner, me taktikat e veta, ta fitojë ndeshjen. Por në harkun e kampionatit, ndodh që trajnerët të vendosin një ndeshje. Ndeshja e nesërme është për t’u parë.

Kur humbet një ndeshje, që humbet gjatë harkut të një kampionati, nuk humbet për një ndërrim. Janë aspekte të tjera që ndikojnë. Por ndoshta dhe për ndonjë ndërrim, mund ta humbasësh ndeshjen. Ka një parim në futboll, që nuk ndërrohet një mbrojtës qendre në 10 minutat e fundit, se deri sa të futet tjetri… janë parime. Futbolli ka dhe fat, në shumicën e rasteve vendos individi. Kundër Kukësit, Batha vendosi dhe Tirana e përmbysi takimin”, tha Starova./abcnews.al

 

Sulejman Starova, Pressing