Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është tema e diskutimeve dhe debateve në emisionin “Pressing” në ABC News. Trajneri shqiptar, Agim Canaj analizon situatën e dy skuadrave, teksa thekson se barazimi shkon në favorin e bardhebluve.
“Ka rëndësi përgjegjësia e pikëve. Këto derbe konfirmojnë veten. Nëse Tirana ashtu siç ka luajtur dhe fiton, konfirmohet. Deri tani nuk e konfirmojmë dot. Partizani do të tregojë nesër nëse është me objektiva për titull apo do të dalë forcë e tretë apo e katërt. Partizani nuk është një skuadër e konsoliduar. Barazimi i intereson Tiranës.
Partizani ka një moment historik për këtë kampionat. Nëse fiton afrohet me tre pikë. Fitorja në derbi të jep vetëbesim, garanci shumë të madhe. Kjo i ndodhi edhe Tiranës. Janë elementë që rregullojnë shumë gjëra në klub. Kjo është më e rëndësishmja“, deklaron Canaj. /abcnews.al