VIDEO | Gol i Kastratit dhe asist i Uzunit, Lokomotiva arrin fitoren e tretë radhazi

schedule18:18 - 27 Shkurt, 2020

schedule 18:18 - 27 Shkurt, 2020

Lokomotiva Zagreb siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat pas triumfit 0-2 në fushën e Inter Zapresic dhe lojtarët shqiptarë ishin protagonistë në të dy golat e shënuar. Sfida u zhbllokua një minutë përpara fundit të pjesës së parë nga Lirim Kastrati.

Sulmuesi dardan mori një pasim dhe goditi menjëherë drejt portës, duke lënë të shtangur në vend portierin vendas. Goli i nëntë në kampionatin kroat për 21-vjeçarin e Kosovës. Goli i dytë u shënua Jakic në mesin e pjesës së dytë.

Kroati përfitoi nga një asist i Myrto Uzunit dhe dërgoi topin në rrjetë. Kjo fitore e ngjit Lokomotivën përkohësisht në vend të katërt me 40 pikë, teksa Uzuni, Kastrati, Mersinaj dhe Çokaj e nisën ndeshjen si titullarë, ndërsa Indrit Tuci është futur në fushë në minutën e 65-të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!