Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha pak muaj më parë zbuloi për publikun sëmundjen e saj.
Tashmë këngëtarja ka folur hapur në lidhjet me përvojat e këqija nga çrregullimi bipolar.
Në një intervistë për Self, Bebe tha se frika e saj më e madhe gjatë gjithë jetës së saj, ishte se mos çmendej.
Këmgëtarja është shprehur se në momentet e luhatjes së humorit, pati mendime jo normale si dëshirën për t’u hedhur nga makina dhe për t’u shtypur në rrugë. Bebe thekson se kjo e bëri të kërkojë ndihmë profesionale.
“Ilaçet më ndihmuan të jem pak më e përqendruar në mënyrë që të mund të shkruaj për ndjenjat e mia. Por nuk e heq plotësisht ankthin apo trishtimin. Më ka ndihmuar të bëj një jetë më të ekuilibruar. Kur ilaçet filluan të jepnin efekte, nuk mund ta besoja sesi njerëzit mund të ndiheshin kaq mirë,”- u shpreh ajo. /abcnews.al