“Extra Time” e dhembjes së Durim Taçit: E tashmja po na ikën

schedule09:40 - 27 Shkurt, 2020

schedule 09:40 - 27 Shkurt, 2020

Shkrimtari i njohur Durim Taçi i ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin ka folur rreth librit “Extra Time”. Ai u shpreh se në ditët e sotme e tashmja po na ikën. Taçi theksoi se librin e rishkruajtur pasi procesi i përkthtimit sipas tij ka një linja interesante duke rendur drejt kuptimit.

“Libri është po i njëjtë, ndërsa çështja e gjuhëve është çështje e regjistrave. Përvojat nuk janë një arkivë, janë momente të së tashmes ku ne fillojmë të reflektojmë. Është një e tashme që po na ikën. Eksperienca është dialogu që bëjmë në një moment të dhënë, një mënyrë reflektimi. Në momentin që bindesh që ke humbur dhe vendos një kufi atëherë fillon edhe habia”, tha Taçi.

Libri provokon një vepër arti tek ne, ka gjithmonë doza individualiteti por nganjëherë këto kanë potencë të reflektohen tek ne si zbuluese, si shtyrëse të disa kufijve, si çliruese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!