Lyon e mposhti skuadrën e Juventus me rezultatin 1-0 dhe çështja e kualifikimit do të zgjidhet në Torino. Bardhezinjtë vuajtën sonte në Francë dhe pas ndeshjes Fabio Capello kishte kritika për Bardhezinjtë e drejtuar nga Maurizio Sarri.
“Juventusi ka luajtur për 70 minuta pa ritëm, pa agresivitet dhe pa asnjë lloj shpejtësie. Nuk bënë një gjuajtje në portë, e luajtën topin ngadalë dhe e vuajtën vendosmërinë e francezëve, që krijuan raste dhe shfrytëzuan momentin kur Juve ngeli me dhjetë vetë dhe shënuan.
Një skuadër si Juventusi nuk mund të befasohet dhe të vendoset aq keq në një kros nga e majta. Ishte një Juventus që u zgjua shumë vonë, në 20 minutat e fundit”, u shpreh Capello gjatë analizës së tij në Sky Sport, ku ai është i punësuar si analist futbolli. /abcnews.al