Gjykata e Durrësit la në burg ish-Kryetarin e Komunës së Ishmit, Sulejman Ibrahimi, i cili akuzohet për shpërdorim të detyres lidhur me plazhet publike.
Te njëjtën masë sigurie, Gjykata caktoi edhe për Enver Shimën, me detyrë ish-përgjegjës i zyrës së Bujqësisë. Kurse për sekretaren, Ornela Shemlikaj, vendosi detyrim paraqitje dhe për Shpresa Merdita, ish-punonjëse e zyrës së Urbanistikës në Ishëm, arrest shtëpie.
Arrestimi i këtyre zyrtarëve erdhi pas hetimeve në ish-Komunën Ishëm. Ata akuzohen se kanë lidhur 10 kontrata për dhënie me qera të hapësirës publike për plazh me rërë me kohëzgjatje 10 vjet. Bëhet fjale për një njësipërfaqe mbi tet mije m2 e dhënë gjatë viteve 2013-2015.
Sipas ligjit, parcelat duhet të jepeshin me një kontratë 3 vjeçare, ndërkaq po nga kjo komunë janë lidhur 86 kontrata qiraje me të tretë për dhënien me qira të hapësirës publike plazh./abcnews.al
Abuzuan me plazhet në Gjirin e Lalëzit, burg dy ish-zyrtarëve
schedule15:36 - 11 Shkurt, 2018
schedule 15:36 - 11 Shkurt, 2018