Italia sheh “dritë në fund të tunelit”, shërohet plotësisht një grua e infektuar nga Koronavirusi

schedule12:50 - 26 Shkurt, 2020

schedule 12:50 - 26 Shkurt, 2020

Këshilltari Rajonal për Shëndetin në Rajonin e Lazios, Alessio D’Amato, ka njoftuar se shtetasja kineze e shtruar në spitalin ‘Spallanzani’ në Romë që prej fundit të muajit janar, është shëruar.

“Gruaja kineze ishte identifikuar bashkë me burrin e saj të infektuar nga koronavirusi, por tani gjendja e saj është e shkëlqyer. Në gjendje shumë të mirë është edhe burri i saj”,  tha D’Amato.

Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, konfirmoi sot infeksionin e një vajze katër vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në zonën e kuqe.

Këshilltari për Mirëqenie Giulio Gallera tha se ka 6 të mitur koronavirusë pozitivë në Lombardi, dy prej të cilëve janë në spital (në San Matteo në Pavia dhe në spitalin Seriate në provincën e Bergamos).

Rastet janë ato të një vajze 4-vjeçare, dy fëmijë 10-vjeçar dhe një djalë 15-vjeçar.

Pastaj është konfrimuar edhe djali 17-vjeçar nga Valdidentro, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Lecco, kushtet e të cilit po përmirësohen gradualisht. Në pëgjithësi gjendja shëndetësore e të miturve paraqitet e mirë dhe stabile./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!