Të premten dhe të shtunën zhvillohen takimet e javës së 24-t të Superiores, ndërkohë që java pasardhëse zhvillohet e gjitha të mërkurën. Janë përcaktuar oraret për katër përballje, ndërkohë që ende nuk është vendosur se ku do të luhet takimi Kukësi-Vllaznia.
Verilindorët duhet të përcaktojnë stadiumin dhe më pas do të përcaktohet edhe orari i ndeshjes. Të fiksuara për në orën 14:00 janë përballet Laçi-Bylisi dhe Skënderbeu-Luftëtari, kurse tre orë më pas do të luajnë skuadrat e kryeqytetit.
Tirana do të përballet në transfertë me Flamurtarin e vendit të fundit, kurse Partizani luan në shtëpi. Të kuqtë kanë në program një ndeshje të vështirë, pasi do të ndeshen me Teutën pretendente për një vend në kupat e Europës. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25
E mërkurë, më 4 mars 2020
Ora 14:00 | Laçi-Bylisi
Ora 14:00 | Skënderbeu-Luftëtari
Ora ??:?? | Kukësi-Vllaznia
Ora 17:00 | Flamurtari-Tirana
Ora 17:00 | Partizani-Teuta