Kandidatët për drejtimin e Bytrosë Kombëtare të hetimit intervistohen sot nga Komisioni i Përzgjedhjes në SPAK.
Aida Veizaj (Hajnaj), kandidate për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sapo ka hyrë në SPAK për t’u përballur me Komisionin e Përzgjedhjes në intervistimin që do të zhvillohet nga tre anëtarët e këtij komisioni, Arben Kraja, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra.
Katër kandidatët e ditës së sotme do të pyeten përkatësisht nga 60 minuta.
Në orën 11:00 do të intervistohet Ardian Çipa, një orë më vonë Artur Beu dhe në orën 13:00, Ervin Hodaj./abcnews.al