Zbardhet debati në Gjykatë, vrasja e 20-vjeçares në Australi nga babai i saj

schedule09:54 - 26 Shkurt, 2020

schedule 09:54 - 26 Shkurt, 2020

Vrasja e vajzës e cila u godit 7 herë me thikë nga babai tronditi Australinë dhe Shqipërinë. Detajet rreth motivit që e shtyu babain shqiptar t’i merrte jetën të bijës së tij në moshë fare të re, ishin ende të paqarta.

Por ditët e fundit është mbajtur gjyqi ku tregohet se çfarë ndodhi mes tyre natën e krimit, në makinën që babai ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje vajzës.

“Daily Mail” shkruan se avokati i shqiptarit tha se ai nuk mund të shpjegonte në gjyq veprimet e tij.

Lekaj, një anëtar i mirënjohur i komunitetit shqiptar të Adelaide, kishte marrë me vete një thikë 15 cm të gjatë dhe bashkë po shkonin të blinin ushqime, kur mes tyre nisi grindja në makinë.

Babë e bijë kanë debatuar për stilin e jetesës që kishte nisur të bënte vajza dhe ai dyshonte se e reja kishte nisur përdorimin e drogës.

Pak para se ta qëllonte, Petrit Lekaj i është drejtuar vajzës me fjalët “po e çon jetën dëm“, por ajo i ishte përgjigjur se “nuk i interesonte“.

Lekaj nxori thikën dhe e goditi vajzën e tij në stomak. Ai u deklarua fajtor për vrasje në Gjykatën Supreme të Australisë së Jugut në gusht dhe do të dënohet javën tjetër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!