Rusia paralajmëron qytetarët e saj të pezullojnë udhëtimet në Itali, Kore të Jugut dhe Iran në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vend.
Deri më tani, vetëm dy raste të infeksionit janë raportuar në Rusi dhe nuk ka viktima.
Ndërkohë Brazili ka regjistruar rastin e parë të koronavirusit.
Raportohet për një person të kthyer në vend pas një qëndrimi në Itali. Pacienti është futur në izolim për 14 ditët e ardhshme.
Brazili është vendi i parë i Amerikës Latine që regjistroi një rast të koronavirusit.
Në Japoni kryeministri Shinzo Abe u bëri thirrje shoqatave sportive të vendit, të shtyjnë organizimin e ngjarjeve që përfshijnë grumbullimin e turmave, përfshi dhe aktivitetet përgatitore në funksion të fillimit të Lojërave Olimpike në Tokio./abcnews.al