Alarmi nga koronavirusi ka përfshirë të gjithë botën. Në Spanjë rreth mijë turistë po qëndrojnë në një hotel në Adeje, në jug të Tenerife, të bllokua në karantinë të detyruar nga autoritetet shëndetësore spanjolle pasi një turist Italian u shtrua në spital i identifikuar i infektuar me koronavirusin e Ëuhan.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se i infektuari me profesion mjek është i izoluar në spitalin Candelaria në kryeqytetin e Tenerife. Dy anëtarët e familjes së mjekut që janë me dhe që kanë pas testit rezultuan negative ndaj virusit, po mbahen nën vëzhgim në të njëjtin spital.
Ndërkohë më parë në Spanjë janë konfirmuar edhe dy raste të tjera ato janë një anglez, i cili u testua pozitiv në Mallorca më 9 shkurt, dhe një gjerman, i cili u tesatua pozitiv në La Gomera më 1 shkurt./abcnews.al