Albano Janku, specialist gjykimi, ka bërë moviolën e ndeshjes Kukësi-Tirana. Klubi verilindor listoi disa raste në faqen e tyre zyrtare, duke pasur shumë rezerva ndaj gjyqtarit Hamitaj. Moviola e Jankut në Pressing është si më poshtë:
Momenti i parë: Një dyluftim mes Dokës dhe Et’hemit, për mendimin tim nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh. Hamitaj është shumë pranë, ka pamje të mirë dhe për mendimin tim, nuk është penallti.
Momenti i dytë: Doka ndërhyn ndaj Et’hemit, është minuta e 14′ dhe përpara kësaj ndërhyrje të Dokës, kemi një ndërhyrje të Et’hemit ndaj një lojtari të Tiranës.
Rasti tjetër: Minuta e 25-të, kemi ndërhyrjen e Shkurtajt ndaj Vangjelit, përveçse faull për Tiranën, duhet të ishte edhe karton për Shkurtaj.
Rasti tjetër është për prekje me dorë është vërshëllyer, nuk mund të gjykoj dot nëse Shkurtaj e ka prekur apo jo. Topi ka dalë jashtë zone, nuk mund të themi, sepse dhe pamjet nuk na ndihmojnë.
Rasti tjetër: Kërkohet një karton i verdhë ndaj Muçës. Kemi një kërcim në ajër mes Muçës dhe Musollit. Nuk kemi as krahë të hapur as bërryl, por faull dhe jo karton.
E njëjta gjë është dhe ky rast i Bathës, është faull taktik, këtu duhet të kishim karton të verdhë. (Starova: Nuk e ka dhënë karton këtu? Çfarë sheh ky Hamiti, çfarë sheh? Është karton i verdhë!)
Kartoni i kuq: Shikoni gjurin e djathtë të Teqjas, është faull. Është karton i verdhë dhe i dyti, i kuq. Rasti tjetër, faull i Muçës. Nuk kemi sulm premtues, faull pa karton.
Cobbinah shkon përplaset te lojtari i Kukësit, është simulim brenda zonës. (Starova: Ku është kartoni i verdhë për Cobbinah? Është simulim brenda zonës, e kërkoi!)/abcnews.al