Presidenti Ilir Meta zgjodhi që të shkojë personalisht në Prokurorinë e posaçme SPAK për të dorëzuar provat kundër ministres së Drejtësisë që prej disa ditësh ai e denoncon si e përfshirë në grusht shtetit.
“Këto prova, fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vet presidenti. Tashmë padia dhe kallëzimet penale për disa vepra shumë të qarta për të cilat do të kemi komunikim publik, është dorëzuar për tre titullarë të lartë të ministrisë së Drejtësisë me në krye zonjën ministre ende në detyrë”.
Gjonaj nuk do të jetë e vetmja zyrtare për të cilën tashmë ka një dosje në SPAK. Presidenti paralajmëroi se ka edhe prova për zyrtarë të tjerë që mund të përfundojë në SPAK.
“Ne po vlerësojmë prova të tjerë që disponojmë dhe që po na vijnë dhe persona të tjerë të përfshirë për të çuar deri në fund shpartallimin jo vetëm të kësaj tentative së grushtit të shtetit por edhe përpjekjes për ta përfunduar me ligjin anti-kushtetues për të kthyer gjykatën kushtetuese, nga kjo bandë tepër e rrezikshme”.
Për Presidentin qeveria po vepron si të asnjë vendi tjetër në Europë.
“Më 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard në Tiranë për të bërë të qartë se janë me Kushtetutën jo me presidentin Ilir Meta, shqiptarët nuk do tolerojnë më askënd të dhunojë kushtetutën që e miratuan me referendum. Rreziku më i madh është murtaja që quhet rilindje, jo socializmi”.
Presidenca zbuloi që tubimi do të zhvillohet në orën 17:00 të së hënës së 2 marsit./abcnews.al