Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Posaçme e Apelit hap dosjen, vendoset data e seancës së radhës për Tahiri

schedule13:50 - 24 Shkurt, 2020

schedule 13:50 - 24 Shkurt, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën e zhvillimit të seancës së parë për dosjen e Saimir Tahirit.

Burime për ABC News bëjnë me dije se Gjykata ka vendosur që seanca të zhvillohet me 12 mars në orën 9:00.

Ish-ministri kërkon pafajësi në Apel, ndërsa prokuroria dënimin e tij për “trafik narkotikësh” dhe “grup të strukturuar”.  Në Shkallën e Parë Tahiri u dënua për “shpërdorim të detyrës”.

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg shërbim prove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!