Meta, i ashpër pasi kallëzoi Gjonajn në SPAK: Të shpartallojmë Grushtin e Shtetit

schedule13:24 - 24 Shkurt, 2020

schedule 13:24 - 24 Shkurt, 2020

Ashtu siç njoftoi Presidenti Ilir Meta, kallëzoi  në SPAK ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një deklaratë për mediat Presidenti Meta tha se ministrja Gjonaj ka marrë kompetenca që nuk i takojnë me Kushtetutë.

“Mbrojtja e Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese është detyrë për çdo shqiptar të ndershëm. Është misioni i Presidentit të Republikës, nuk ka ndodhur ngjarje më e rëndë në historinë e shtetit tonë, rezulton e përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe celula që përmes shkeljes së Kushtetutës dhe falsifikimeve të mirëprovuara ka tenuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi një komptetëncë që Republika ia jep vetem Presidentit.

Këto fakte ishte e rëndësishme ti sillte vetë presidenti. Ne po vlerësojmë prova të tjera që disponojmë dhe do ta çojmë dëri në fund shpartallimin dhe përpjekjen për të finalizuar “grushtin e shtetit”. Ne duhet të kthejmë Gjykatën Kushtetuese e cila është uzurpuar nga kjo bandë tepër e rrezikshme.

Në dy mars të gjithë shqiptarët në bulevard për të bërë të qartë se janë me Kushtetutën. Rreziku më i madh është murtaja që quhet “Rilindje” jo socialistët.

Është një akt i paprecedent i kreut të shtetit?

Meta: A ka ndonjë vend që synon të çelë ngociata ku në mënyrë më mafioze rrëmbehet pushteti. Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë, për çdo qytetar shqiptar. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës të shkelet Kushtetuta në këtë mënyrë. Nuk ka asnjë vend 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese”, tha më tej Presidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!