“Shkolla mbyllet nga koronavirus, ministria i heq licencën”, Nishani: Rilindasit duan të mbjellin terror

schedule12:57 - 24 Shkurt, 2020

schedule 12:57 - 24 Shkurt, 2020

Ish- Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për ti hequr licencën shkollës private ”Udha e Shkronjave” në Tiranë, pasi thekson se kjo e fundit po ngjall frikë te qytetarët.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Nishani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se është e drejtë të pezullohet një licencë kur ka rast të shkeljes së kritereve të liçencimit, standartit dhe cilësisë së mësimit, por nuk mund të hiqet për një masë logjike dhe mendimit për një situatë të caktuar rreziku të mundshëm.

Ndër të tjera në reagimin e tij Nishani thekson se këto veprime kryen nga rilindasit ndaj kujtdo tjetër që mendon ndryshe por paralajmëron se personat që ndërmarrin sot akte fashiste do të të gjykohen nesër rreptësisht para ligjit.

Postimi i plotë:

Qeveria rilindsve të Bllokut stalinist njofton se i paska hequr liçencën një shkolle private pasi drejtuesit e saj kanë mbyllur shkollën për dy javë si masë parandaluese ndaj coronavirus.

Kultura dhe metodat fashiste po përhapen me shpejtësi dhe çdo ditë në Shqipëri !

Nuk e njoh fare aktivitetin dhe stafin e kësaj shkolle.

As se çfar niveli arsimimi ajo ofron për fëmijët e shqiptarëve.

Natyrisht në çdo rast të shkeljes së kritereve të licensimit, standardit dhe cilësisë së mësimit, dhunimit të të drejtave të studentëve të saj apo deformimit të kurikulës, është krejt normale dhe e ligjëshme pezullimi i licensës dhe sqarimi i situatës.

Por të ushtrosh terror për shkak të masave të logjikës dhe mendimit për një situatë të caktuar rreziku të mundëshëm ndaj shëndetit kjo është sjellje tipike fashiste.

Synimi i rilindsve stalinistë shqiptarë synon mbjelljen e frikës dhe terrorit tek çdo njeri që guxon të ketë mendim tjetër nga ai i banditëve fashistë në qeverisje.

Nesër çdo fashist i sotëm dhe ak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!