Mikel Arteta po zhvillon një punë fantastike tek Arsenali dhe shtatët ndeshjet radhazi pa humbje në Premier League e konfirmojnë. “Topçinjtë” zhvilluan një përballje shumë të bukur me Evertonin e Carlo Ancelottit, duel që e fituan 3-2. Edhe pse 7 vendi i katërt është 7 pikë larg, tifozët e skuadrës londineze po fillojnë e ëndërrojnë kualifikimin në Champions League.
Leno pësoi dy gola në ndeshjen e djeshme, por kreu disa pritje shumë të mira që ndikuan në arritjen e fitores. Portieri gjerman flet pas triumfit emocionues për Sky Sport UK dhe vlerëson shumë sakrificën e shokëve të skuadrës, sidomos atyre që luajnë në sulm.
“Rrezikuam në fund, por luftuam fort deri në sekondën e fundit. Shumë lojtarë, edhe ata ofensivë, sakrifikuan për fitoren. Jam shumë i kënaqur që ia dolëm të marrim tre pikët, ishte shumë e rëndësishme“, deklaron gjermani. /abcnews.al