Teksa 10 kolegë të tyre prej 7 ditësh janë ngujaur në një grevë urie, qindra naftëtarë të tjerë kanë marrshuar nëpër rrugët e Ballshit.
Ata kanë bërë thirrje që qeveria të reagojë pasi jetësa e banorëve të qytetit të Ballshit po vështirësohet familjet e tyre nuk kanë mundësi të tjera ekonomike për të mbajtur frymën gjallë.
“Jemi këtu për të bërë thirrje dy aktorëve kryesore të problemi tonë, shtetit dhe kompanisë që operaon. E vetmja zgjidhje është ulja e të dy palëve në tryezë për të zgjidhur këtë situatë, Ne jemi sot naftëtarë por jeta dhe puna jonë është jeta e gjithë qytetit”.
Me ta janë solidarizuar dhe 10 minatorë që i kanë mbështetur në marshim.
“Së bashku me disa minatorë kemi ardhur në mbështetje të kauzës suaj të drejtë. Vendimi juaj për grevë urie ëhstë një vendim i drejtë ne kemi kundër shtetit, kemi kundër sindikatat”,tha përfaqësuesi i minatorëve.
Edhe përfaqësues të shoqërisë civile ju kanë dërguar mesazhe të forta politikanëve dhe sipërmarësve të uzinës.
“Oligarkë e politikanë na thonë ne të tjerëve se kemi vetëm dy rrugë. Ose të bëhemi kriminelë ose emigrantë. Ne nuk duet ti lejojmë që të na kriminalizojnë dhe dëbojnë nga atdheu unë”, është shprehur përfaqësuesi i shoqërisë civile.
Pas përfundimit të marshimit naftëtarë e ngujuar në një prej ambiente të rafinerisë kanë dhënë një ultimatum.
“Do të vazhdojmë grevën dri ditën e martë, sepse këtë ditë ne kemi marrë me mesazhe se mund të na hidhen lekët. Nëse na hidhen lekët ne mund të ulemi e të bashkëpunojmë me ta. Pas të martës duam të theksojmë se duhet të na mirkuptojnë të gjithë qytetarët, ne do të ngujohemi brenda uzinës”, ka thënë grevisti.
Në qarkun e Fieri prej më shumë se 10 ditësh kanë nisur dy greva urie. Ajo e punonjësve të nënstacionit të pompave në pocemë dhe e naftëtarëve në Ballsh. Të dy palët kërkojnë pagat e prapambetura nga të dy kompanitë Bylis dhe Tosk Energy./abcnews.al