Turqia ka mbyllur kufirin me Iranin si një masë parandaluese kundër përhapjes vdekjeprurës të koronavirusit, menjëherë pasi zyrtarët iranian njoftuan se tetë persona humbën jetën në vendin e tyre.
Kufiri Kapıköy në provincën lindore Van dhe porta kufitare Esendere në provincën Hakkari ishin të mbyllura për vizitorët nga Irani, thanë burimet të dielën.
Irani u bë vendi i parë në Lindjen e Mesme me raste të konfirmuara të COVID-19, pasi ministria e shëndetësisë njoftoi se 43 njerëz janë infektuar deri më tani.
Po ashtu, kohët e fundit, qeveria e Irakut e udhëhequr nga Kryeministri i përkohshëm Adel Abdul Mahdi njoftoi gjithashtu se ata ndaluan të gjithë ardhjet nga Irani për shkak të frikës së përhapjes së virusit./abcnews.al