Shtatë raunde i kanë mjaftuar Tyson Fury për t’u shpallur kampion bote në peshat e rënda në sportin e boksit. Britaniku triumfoi me “KO teknik” kundër Deontay Wilder, pas një dueli që ai e dominoi dhe tashmë rripi i WBC është i tiji.
Fury ishte shumë i motivuar në këtë ndeshje dhe ia doli ta hidhte në tapet dy herë Wilder. Diçka e tillë ndodhi në raundin e tretë dhe të pestë e lëshoi në tokë. Boksieri amerikan pësoi humbjen e parë në karrierë, kurse britaniku mbetet i pamposhtur.
Gjatë gjithë ndeshjes Wilder ishte nën presionin e grushteve të Fury, që u mundua nga fillimi ta mbyllte sa më shpejt duelin. Kjo rezultoi efikase, ndërkohë që Wilder u dëmtua në veshin e majtë prej goditjeve të marra.
Kulmi ndeshjes ishte raundi i shtatë, ku arbitri u detyrua ta ndalonte ndeshjen dhe Fury më pas festoi fitoren. Me këtë triumf Fury i jep fund dominimit 5-vjeçar të Wilder si kampion bote i konfederatës prestigjioze WBC.
Ish-boksierë, gazetarë, madje dhe kazinot prisnin që dueli të ishte i ekuilibruar, por rezultoi krejt e kundërta, në ring u pa një dominancë e frikshme nga boksieri anglez, që rishpallet kampion bote katër vite pasi shokoi mbarë botën duke thyer hegjemonin e ukrainasit Wladimir Klitschko.
/abcnews.al
https://twitter.com/queeninghere/status/1231469408528338944?s=20