Shkon në 76 numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali ndërkohë një ditë më parë kanë humbur jetën 2 persona.
Pas së premtes, kur u identifikuan 15 persona të infektuar në Lombardi dhe dy në Veneto,tashmë numri ka shkuar në 47 nëLombardi, 17 në Veneto (përfshirë një operator, një mjek dhe një infermiere), 2 raste në Emilia Romagna, 2 në Lazio (dy turistët kinezë) dhe një në Piemonte.
Ndeërkohë në një konferencë për mediat kryeministri Conte mbrëmjen e së shtunës deklaroi se jemi duke marrë masa të jashtëzakonshme. Universitetet u mbyllën në Lombardi dhe Veneto.
“Ne kemi miratuar një dekret me masat për kontrollin dhe menaxhimin e urgjencës epidemiologjike. Qëllimi është të mbrojmë shëndetin e italiane”, tha Kryeministri Giuseppe Conte në fund të mbledhjes së Këshillit të Ministrave kushtuar epidemisë së koronavirusit. Shëndeti renditet i pari në një hierarkine e prioriteteve, – tha ai – duke shtuar se në zonat ku ka perhapje më të madhe është porositur pezullimi i aktiviteve sociale e publike./abcnews.al