“15 ngarkesa me lëndë kancerogjene”, PD akuzon Ramën: I dha licencë miqve

schedule21:08 - 22 Shkurt, 2020

schedule 21:08 - 22 Shkurt, 2020

Një sasi e madhe me lendë të rrezikshme “amiant” u kap dy ditë më parë në portin e Vlorës, ku 6 persona kanë rënë në pranga. Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka i ka dhënë licence miqve të tij për këtë biznes kriminal. Po sipas PD-së, kjo që u kap nuk është ngarkesa e vetme pasi në Shqipëri kanë hyre 15 ngarkesa me lende kancerogjene.

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!” shkruan PD shoqeruar me videon në facebook.

Policia arrestoi të enjten 6 persona teksa bllokoi tragetin e linjes Brindizi-Vlore ku u kap lënda e rrezikshme. Janë arrestuar Festim Tafa, 72-vjeç, kapiten i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapiteni Kujtim Xhaferllari 65 vjeç, drejtori e një agjencie tragetesh, Agron Brati, 48 vjeç, administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni dhe djalin e saj, Arbër Çuni dhe drejtuesin e pikës së grumbullimit, Zamir Kormuzi (personi në foto me Ramën).

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!