Daja: Bëmë shumë mirë ndaj ekipit të vendit të katërt, gabuam vetëm diku

schedule19:05 - 22 Shkurt, 2020

schedule 19:05 - 22 Shkurt, 2020

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport pas fitores 3-2 ndaj Teutës. Numri një i stolit korçar tha: “Sigurisht që jam i kënaqur për tre pikëshin, por edhe për lojën. E filluam goxha mirë, kemi pasur raste, por vuajmë pjesën e finalizimit. Nëse jemi më të qetë përpara portës, mund të ruajmë vazhdimësinë për ecurinë deri në fund të kampionatit.

Kishim mungesa, por bëmë shumë mirë kundër një ekipi në vendin e katërt. Megjithatë, sot bëri mirë sulmuesi ynë, i vuri në presion gjatë gjithë kohës mbrojtësit e Teutës. Ia doli edhe të dilte para porte, por nuk arriti të shënojë. Sigurisht që një element është kalimi nga një fazë e lojës, në fazën tjetër.

Në rastin e tranzicionit, nuk e kishim problem, problem kishim humbjen e topit në hapësira të mëdha. Për këto arsye, për vonesat e lojtarëve, nuk u realizua tranzicioni negativ. Gjithsesi, ne e dinim që Teuta është një ekip i mirë në lojën në ajër dhe kishim punuar shumë në goditjet standarte”, përfundoi Daja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!