Janë mbyllur katër sfidat e orës 16:00 në Premier League, ku janë parë disa rezultate surprizë. Skuadra që ka befasuar këtë sezon në kampionatin anglez, Sheffield, është ndalur në shtëpi nga modestët e Brighton, me rezultatin 1-1.
Të besuarit e Wilder kaluan të parët në avantazh, me anë të Stevens në minutën e 26-të, por u barazuan vetëm katër minuta më vonë nga Maupay. Këto dy pikë të lëna dhe fitorja e Chelsea më parë, e largojnë edhe më shumë Sheffieldin nga zona Champions.
Crystal Palace ka marrë një fitore 1-0 përballë Newcastle në shtëpi, ndërsa Aston Villa është mposhtur pastër 2-0 nga Southampton. Burnley ka shkatërruar me rezultatin 3-0 ekipin e Bournemouth, duke marrë tri pikë të arta./abcnews.al