Borussia Dortmund ndodhet në një formë shumë të mirë dhe sot arriti fitoren e radhës. Verdhezinjtë mposhtën Werder Bremen jashtë fushe 0-2 falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë.
Mbrojtësi Zagadou zhbllokoi shifrat në minutën e 52-të pas një asisit të Sanchos, ndërsa i zakonshmi Haaland vulosi fitoren me golin e shënuar në mesin e pjesës së dytë pas një asisti të Hakimi.
M’Gladbach ishte pranë marrjes së tre pikëve në fushën e vet, por u befasua në fund nga Hoffenheim. Mbrojtësi Ginter kaloi vendasit në avantazh në minutën e 11-të, teksa Plea humbi një penallti në minutën e 74-t.
Sulmuesi francez shënoi me vonë, por VAR-i anuloi golin e M’Glabach. Miqtë përfituan dhe barazuan në minutën e dytë shtesë me anë të brazilianit Ribeiro. Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e thellë e Koln në kryeqytet përballë Hertha Berlin me rezultatin 0-5, ndërsa Dusseldorfi befasoi Freiburg në shtëpi me rezultatin 0-2. /abcnews.al
Köln in dreamland ?
Hoffenheim snatch a point ?
Haaland on point again ?♂️
Three big points for Fortuna 3️⃣#BundesligaMD23 pic.twitter.com/A5vvI0Zkdi— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 22, 2020


