Manuer Neuer e ka transformuar rolin e portierit me daljet e tij dhe shpeshherë bën edhe rolin e mbrojtësit të fundit. Kapiteni i Bayern Munchen gaboi në ndeshjen e djeshme kundër Paderborn, por për fat të mirë Robert Lewandoëski shënoi dy herë dhe i dhuroi fitoren kampionëve.
Portieri i njohur gjerman e pranon gabimin në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes. Neuer pranon se kjo është mënyra e lojës së tij dhe rrallë ndodh që të gabojë në situata të tilla.
“Kisha shumë besim te vetja dhe dola për të larguar topin. Ishte një situatë 50 me 50. Le të themi që në 100 raste që bëj atë lloj ndërhyrje, 99 herë e bëj në mënyrën e duhur dhe funksionon. Kjo bën pjesë në stilin tim të lojës, ndodh edhe të gabosh“, deklaron kapiteni i bavarezëve. /abcnews.al
Manuel Neuer is aging like a fine wine ? pic.twitter.com/7WSo4F1WQe
— Richy?? (@FCB_Richy) February 21, 2020